Kryetari Hykolli vizitoi punëtorët grevistë të KEDS-it dhe KESCO-s
Prishtinë, 13 maj - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës është duke e përcjellë me vëmendje grevën disa ditëshe të punëtorëve të KEDS-it dhe KESCO-s, dhe sot, Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Dr. Atdhe Hykolli, vizitoi punëtorët grevistë të KEDS-it dhe KESCO-s.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Dr. Atdhe Hykolli, i dëgjoi shqetësimet dhe kërkesat e punëtorëve grevistë dhe u zotua se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të jetë krah tyre deri në realizimin e kërkesave duke u solidarizuar me ta deri sa Bordi dhe Menaxhmenti i KEDS-it dhe KESCO-s të reflektojë e të përmbushë kërkesat e tyre të arsyeshme.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përkrah fuqishëm kërkesat e arsyeshme të punëtorëve të KEDS-it dhe KESCO-s dhe pret që Bordi dhe Menaxhmenti i KEDS-it dhe KESCO-s t’i dëgjojë dhe t’i përmbushin kërkesat e arsyeshme të punëtorëve.