Kryetari Hamza priti në takim shefin e UN-Habitat-it për Kosovë Omar Siddique
Mitrovicë, 8 dhjetor - Kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka pritur në takim shefin e UN-Habitat-it në Kosovë, z. Omar Siddique, si dhe përfaqësueset e kësaj organizate, Zana Sokoli, si dhe Fjolla Caka.
Ky takim kishte karakter njoftues, me ç' rast z. Siddique ka përgëzuar kryetarin Hamza në marrje të detyrës për të udhëhequr me Komunën e Mitrovicës, si dhe ka ofruar mbështetjen e UN-Habitat-it në realizimin e projekteve komunale.
Ndërsa, kryetari Hamza, pasi falënderoj përfaqësuesit e UN-Habitat-it për vizitën e tyre, ka theksuar se është shumë i interesuar që Komuna e Mitrovicës të jetë përfituese e projekteve të kësaj organizate, ku së bashku me stafin e tij do të ofrojnë projekte serioze dhe do të sigurojë transparencë të plotë në realizimin e tyre.
Në fund të këtij takimi të dy palët u dakorduan që të këtë bashkëpunim profesional e korrekt në realizimin e projekteve gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës.