Kryetari Bahtiri takoi drejtorin e KEDS-it për Mitrovicë
Prishtinë, 20 maj Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka takuar drejtorin e KEDS-it për Mitrovicë, Agron Haxhiu. me të cilin ka biseduar për gjendjen e furnizimit të qytetarëve dhe bizneseve të Mitrovicës me rrymë elektrike.
Drejtori i KEDS për Mitrovicë, Haxhiu, fillimisht e ka informuar gjerësisht kryetarin e komunës për përpjekjet që KEDS-i po bënë për të furnizuar qytetarët dhe bizneset e Mitrovicës me rrymë cilësore dhe të rregullt. Ai ka thënë se në rajonin e Mitrovicës ka nevojë për rritjen kapaciteteve shpërndarëse të rrymës, në mungesë të të cilave qytetarët dhe bizneset po kanë probleme.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka kërkuar nga drejtori Haxhiu që institucionet e rëndësishme për qytetarët dhe organizatat shërbyese për qytetarë, siç janë ujësjellësi etj, të furnizohen rregullisht me rrymë.
Në takim u bisedua edhe për vendosjen e një trafoje me kapacitete të shtuara në një lokacion të përshtatshëm, si dhe për vendosjen e trafove më të vogla aty ku paraqitet nevoja.
Po ashtu në kryetari Bahtiri dhe drejtori Haxhiu edh për çështjen e furnizimit me energji elektrike të shqiptarëve në lagjet dhe fshatrat në veri të lumit Ibër. U bisedua edhe për domosdonë e pagesës për rrymën e shfrytëzuar nga ana e qytetarëve, institucioneve dhe bizneseve.
Kryetari Bahtiri premtoi ndihmën e tij për zgjedhjen e të gjitha këtyre problemeve.