Kryeshefi Termokosit i gatshëm të takojë përfaqësuesit e Pejtonit
Prishtinë, 16 shtator - Ndonëse NP Termokos Sh.A, e ka sqaruar edhe dje nëpërmes prononcimeve për media situatën sa i përket mundësisë së kyçjes së një pjese të lagjes Pejton në rrjetin e ngrohjes, këtë në mënyrë të detajuar mund ta bëjë edhe në takimin e drejtpërdrejt me përfaqësuesit e lagjes.
Kryeshefi Ekzekutiv i NP Termokos Sh.A, z. Naser Canolli ka shprehur gatishmëri që të takojë përfaqësuesit e lagjes Pejton sot në një takim në orën 14.00 në ambientet e ndërmarrjes sonë për ti njoftuar ata me mundësitë e kyçjes në rrjetin e ngrohjes.