Kriza energjetike me pasoja të mëdha në ekonominë e Kosovës
Prishtinë, 28 dhjetor - "Kriza energjetike dhe pasojat e saj në ekonominë e Kosovës janë të mëdha dhe të pa parashikueshme për fund vitin 2021", tha kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini.
Ai shtoi se AKB-ja ka zhvilluar një studim hulumtues rreth kësaj krize e sidomos në periudhën nga data 18-24 dhjetor, ku gjatë kësaj kohe pati ndërprerje nga 2-6 orë në 6 regjione të Kosovës si ai i Prishtinës, Mitrovicës së Jugut, por jo Mitrovica e Veriut, Regjioni i Pejës, Prizrenit, Ferizajt e Gjilanit.
Sipas tij mbi 70 mijë biznese kanë pasur probleme me energji elektrike, por mbi 10 mijë biznese kanë pasur ndërprerje të aktiviteteve të veta për shkak se nuk kanë pas energji alternative si gjenerator elektrik.
Kryetari i AKB-së tregoi se rreth 60 mijë biznese kanë përdor gjenerator ku mesatarisht kanë shpenëzuar mbi 3 milionë euro për derivate energjetike si naftë e benzinë.
“Humbja e ekonomisë prodhuese tregtare e shërbyese për shkak të energjisë mund tëkapi vlerën rreth 10 milionë euro. or jo vetëm kaq Kosovës ju dëmtua imazhi investiv rënd sidomos kur mediat prestigjioze në ballina shkruan se Kosovës pas 20 viteve i kthehet terriÇ’’, tha Agim Shahini.
Sipas tij Qeveria e Kosovës gaboj kur refuzoj sistemin e tubacioneve të gazit si mundësi investuese nga Amerika mbi 230 milion euro, investitorin francez për energji alternative në Vushtrri në malet e Çiçavicës mbi 120 milionë euro i cili iku nëe Maqedoni dhe investitori tjetër nga Gjermania në Regjionin e Llapit për riciklim dhe prodhim të energjisë së ripërtëritëshme mbi 50 milionë euro.
“Kosova refuzoj dhe krijojë humbje mbi 400 milionë euro investime në sistemim energjetik për vitin 2021.
Kriza energjetike e ka kapluar tërë Evropën dhe Ballkanin, por Kosova e vogël me mundësi të mëdha për investime në sistemin energjetik është shembull për refuzim të investimeve, ndërprerjes dhe mungesës së energjisë elektrike’’, tha kryetari i AKB-së Agim Shahini.
Sipas tij subvencionimi i KEDS-it nga Buxheti i Kosovës si taksa të qytetarëve dhe bizneseve për blerje të rrymës dhe refuzimi i investimeve në energji të ripërtritshme për AKB është e papranueshme.
Nënkryetari i AKB-së Suat Berisha ka kritikuar institucionet për një varg dështimesh sa i përket fushës energjetike, pasojat e së cilës po i pësojnë jo vetëm biyneset, por të gjithë konsumatorët e vendit.
Ai kërkoi nga institucionet përkatëse që të ndërmarrin veprime të shpejta me qëllim të furnizimit të bizneseve e qytetarëve me rrymë 24 orë.
Ndërsa Lumnije Ajdini, drejtore menaxhuese e AKB, tha prezantoi aktivitetet e ndryshme që i kanë realizuar në vitin 2021 me qëllim të promovimit të prodhimeve e shërbimeve vendëse edhe për kundër sfidave që bizneset e Kosovës u ballafaquan nga pandemia Covid 19 ku shumë aktivitete jashtë vendit mbeten pa u realizuar.
“Gjatë takimeve të shumta me institucionet vendore e ndërkombëtare kërkuam që ti dalin në ndihmë sektorit privat duke ditur se bizneset tona përkundër pengesave që i kanë duke ia shtuar edhe pandeminë, shumë prej tyre nuk munden ta përballojnë’’, tha Ajdini.
Argjend Fetahu, kryetar i Degës së AKB-së për rrafshin e Dukagjinit, tha se 20 përqind e bizneseve të kësaj ane janë mbyllur si shkak i pandemisë dhe mos koordinimi komuna qeveri për ti dalë në ndihmë.
Sipas tij problem shqetësues mbetet kur tani është koha kur vijnë mërgimtarët për festate fund vitit dhe sipas statistikave tona si AKB, rigjenereohen të hzra të mëdha, por tash në këtë periudhë për shkak të mungesës së energjisë ka humbje në vlera milionëshe.
Sipas tij kjo situatë edhe më shumë e ka dëmtuar ekonominë e rrafshit të Dukagjinit.
‘’Ne si AKB kemi pranuar informata të sigurta nga bizneset të cilët kanë prova që puntorët e KEDS-it në Gjakovë, me urdhër nga menaxhmenti i papërgjegjshëm me dashje kanë hequr siguresat nga trafot të cilat zona kanë qenë me ngarkes më të madhe të rrymës, ku në ato pjesë kanë janë biyneset prodhuese e përpunuese e tjera’’, tha Argjend Hasani.
Ai tha se si AKB kërkojnë nga organet përgjegjëse të merren me këto raste dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.