Kriza e qymyrgurit në Ukrainë
Kiev, 23 dhjetor - Kriza e mungesës së qymyrgurit në Ukrainë është bërë shkak për mbylljen e 30 centraleve të prodhimit të energjisë elektrike.
Aktualisht shumë nga depot e qymyrgurit në Ukrainë janë boshatisur dhe qeveria e Kievit aktualisht po bën përpjekje për blerjen e këtij produkti nga jashtë.
Ukraina për të plotësuar nevojat e centraleve energjetike kanë nevojë për 12 milion ton qymyrguri.
Shumica e qymyrgurit në këtë vend prodhohet në rajonet Doneck dhe Luhanck që kontrollohen nga separatistët pro-rusë.