KQZ nënshkruan memorandum me KEDS per furnizim me rrymë në zgjedhje
Prishtinë, 10 tetor - Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit me Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS).
Qëllimi i këtij Memorandumi është përcaktimi i kushteve dhe mënyrës së bashkëpunimit lidhur me furnizim me energji elektrike për nevoja të KQZ-së, gjatë procesit të Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit 2017.
Nënshkrimi i Memorandumit do të bëhet nga Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe Drejtori i Përgjithshëm i KEDS SH. A, George Karagutoff.