22 Dhjetor 2024

KOSTT shkyç e transformatorin T2 në nënstacionin e Lipjanit

Prishtinë, 23 mars - Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut - KOSTT ka bërë të ditur së sot nga ora 15:00 deri në 17:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit T2 në Nënstacionin 110/35 kV Lipjan me qëllim të krijimit të kushteve për testimin e pajisjeve komanduese dhe monitoruese në kuadër të projektit të KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues-SCADA/EMS dhe Telekomi.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, sipas KOSTT-it pa furnizim me energji elektrike do të mbesin qytetarët dhe institucionet që furnizohen nga NS 110/35 kV Lipjani.

Me projektin e KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues-SCADA/EMS dhe Telekomi, do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës duke automatizuar sistemin elektrik si dhe do të mundësohet komandimi, monitorimi dhe në përgjithësi menaxhimi më efikas i SEE nga Qendra Dispeqerike Nacionale në KOSTT.

KOSTT s kërkon mirëkuptim nga qytetarët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)