23 Dhjetor 2024

KOSTT ri - çertifikohet me tri standarde ndërkombëtare

Prishtinë, 14 korrik - Në vazhdimësi të përkushtimit për ngritjen e cilësisë dhe ekselencës së biznesit në përputhje me standarde ndërkombëtare, në 15 vjetorin e themelimit KOSTT u ri-çertifikua me  ISO 9001:2015 - Standardi i Menaxhimit të Cilësisë, ISO 45001:2018 - Standardi i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe ISO 14001:2015 - Standardi i Mbrojtjes së Mjedisit.

Këto certifikata të njohura dhe vlerësuara globalisht, të cilat vijnë pas një procesi rigoroz të verifikimeve dhe auditimit nga kompania ndërkombëtare certifikuese RoyalCert, e bëjnë KOSTT kompaninë e vetme publike në Kosovë të ri-certifikuar për të katërtën herë me tri ISO standarde ndërkombëtare të cilësisë.

Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Mustafë Hasani theksoi “Ne jemi të përkushtuar që të operojmë dhe ofrojmë shërbime cilësore që i përmbushin plotësisht kërkesat ligjore dhe rregullatorë si dhe në vazhdimësi të zhvillojmë kujdesin ndaj punonjësve dhe shoqërisë.  

Gjithashtu, të qenurit konsistent në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sigurisë dhe shëndetit të punonjësve si dhe zbatimin e alternativave më të mira për reduktimin e ndotjes dhe përmirësimin e vazhdueshëm mjedisor, janë esenciale për një zhvillim të qëndrueshëm global.”

Përndryshe KOSTT ka filluar me certifikim për herë të parë me ISO standard ndërkombëtar që në vitin 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)