23 Dhjetor 2024

KOSTT investon në ngritjen e kualitetit të furnizimit me energji elektrike

Prishtinë, 16 gusht - Në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm të KOSTT sh.a, për zhvillimin e Sistemit Transmetues të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës, krahas projekteve të tjera, po implementohet edhe projekti për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në Nënstacionet NS 110/35/10 kV Ferizaj 1 dhe NS 110/35 kV Gjilani 1.

Ky projekt në vlerë prej afro 1 milion Euro, është pjesë e Planit Zhvillimor dhe Investiv të Operatorit të Sistemit, Transmisonit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a dhe financohet nga vet KOSTT. Sipas planit dinamik, projekti planifikohet që të finalizohet në muajin Shtator.

Me zbatimin e projektit për rehabilitimin e Nënstacioneve në fjalë, do të përmirësohet kualiteti i furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për konsumatorët që furnizohen nga NS Ferizaj 1 dhe NS Gjilani 1, si dhe do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës. Për më tepër, do të mundësohet krijimi i kushteve për zhvillim industrial dhe ekonomik të pjesës juglindore të vendit tonë.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a, falënderon qytetarët e afektuar nga punimet për mirëkuptimin e treguar gjatë implementimit të projektit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)