Kosova po përballet me reduktime të energjisë elektrike
Prishtinë, 25 shtator - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) po përballet me vështirësi në prodhimin e energjisë elektrike dhe si pasojë e kësaj në gjithë vendin ka reduktime të rrymës.
Këtë e ka arsyetuar edhe vet Kompania Kosovare për Distribuimin dhe Shperndarjen e energjisë elektrike, përmes një komunikate për medie, ku ka bërë me dije se vetëm një njësi gjeneruese në KEK prodhon energji elektrike.
KEDS bën të ditur Në orët e pasditës së datës 25 shtator 2014, jemi lajmëruar për daljen nga puna të njësisë gjeneruese B2 në termocentralin B të KEK për shkak të prishjeve, njëra prej dy njësive të vetme gjeneruese që prodhonin energji elektrike pas aksidentit në termocentralin Kosova A të KEK.
"Momentalisht, i gjithë furnizimi me energji elektrike varet nga një njësi gjeneruese në termocentralin Kosova A të KEK dhe nga importi i shtuar jashtë mase që KEDS realizon dhe mbulon në mënyrë që furnizimi të jetë i kënaqshëm që nga aksidenti në Kosova A."
"Përkundër sasive të mëdha të importit të energjisë elektrike, fatkeqësisht kërkesa e konsumatorëve do të jetë më e madhe se ajo e kapaciteteve energjetike andaj edhe jemi të detyruar të bëjmë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike deri sa gjendja në njësinë B2 të sanohet nga KEK", theksohet në njoftim.
Momentalisht KEK prodhon 130 MWH deri sa konsumi në vend sillet rreth 700 - 750 MWH. Nga KEK jemi informuar që janë duke bërë të pamundurën që prishja të sanohet në afatin më të shkurt kohor dhe që njesia do të fillojë funksionimin brenda disa orëve.