Kosova pjesë e Aplikacionit Mobil për cilësinë e ajrit të Agjencisë së Mjedisit të Evropës
Prishtinë, 22 nëntor - Agjencia e Mjedisit të Evropës, ka lansuar Aplikacionin Mobil për cilësinë e ajrit i cili është në dispozicion të publikut për raportim në kohë reale e të dhënave për cilësinë e ajrit krahas monitorimit nga të gjitha vendet e Evropës duke përfshirë edhe Kosovën.
Kosova prezanton të dhënat në kohë reale nga Stacionet e Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.
Të dhënat ofrohen për 12 stacione dhe përfshijnë 5 parametra kryesorë të cilësisë së ajrit: Grimcat e pluhurit PM10, Grimcat e pluhurit PM2.5, Dyoksidin e Azotit (NO2), Ozonin (O3) dhe Dyoksidin e Sulfurit (SO2).
Aplikacioni ju ndihmon qytetarëve të gjejnë përgjigje për pyetje të rëndësishme lidhur me cilësinë e ajrit:
“Si është cilësia e ajrit sot?”
“Si do të jetë cilësia e ajrit nesër?”
“Çfarë veprimesh duhet të ndërmarrësh për ta mbrojtur shëndetin?”
Shkarkimi i aplikacionit mobil mund të bëhet:
Për Android: https://play.google.com/store/apps/details...
Për iPhone/iPad: https://apps.apple.com/.../european-air.../id1566371648