Kosova nuk do të përballet me krizë energjetike
Prishtinë, 2 gusht - Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjukaj, ka siguruar se Kosova nuk do të përballet me krizë energjetike.
Gjukaj, në një konferencë me gazetarë ka bërë të ditur se KEK-u ka arritur marrëveshje, fillimisht me dy familje, që mundëson korporatës që të vazhdojë nxjerrjen e thëngjillit në fshatin Shipitullë.
“Sot kemi dy familje, Grajçevci dhe Berisha, të cilat kanë reflektuar pozitivisht dhe kanë pranuar ofertën e përgatitur disa ditë me parë. Këto familje kanë qenë në zonën e parë të punës kjo ofertë i mundëson korporatës që të fillojë me operimin”, tha Gjukaj.
Gjukaj se gjesti i këtyre dy familjeve e ndihmon shumë procesin dhe Kjo e ndohmon procesi.
Ai iu bëri thirrje edhe banorëve të tjerë, shtatë familjeve të tjera, që të pranojnë ofertën e shpronësimit. “Do të ishte një ndihmë e madhe për neve nëse dhe banorët e tjerë reflektojnë dhe e pranojnë ofertën”.