Kosova merr pjesë në takimin ministror për energjinë në Moldavi
Prishtinë, 5 tetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj do të merr pjesë ne takimin e ministrave të energjisë të vendeve nënshkruese të Traktatit të Energjisë i cili mbahet 5 dhe 6 tetor 2011 në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinjev.
Në takim do të bisedohet lidhur me orientimet strategjike në fushën e energjisë në nivel rajoni dhe format e kompetencave të Bashkimit Evropian në Traktatin e Komunitetit të Energjisë.
Në këtë takim Kosova do të kërkoj që të shqyrtohen disa çështje që lidhen me realizimin në praktikë të Traktatit të Energjisë dhe shkeljet që janë duke iu bërë traktatit nga ana e Serbisë.