Kosova merr pjesë në konferencën INSPIRE
Sarajevë, 5 nëntor - Një delegacion i gjerë i Republikës së Kosovës, i përbërë nga përfaqësues të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është duke qëndruar në Sarajevë, respektivisht është duke marrë pjesë në konferencën regjionale të INSPIRE.
Qëllimi i kësaj konference është dhënia e përkrahjes dhe ngritjes së bashkëpunimit mes shteteve të regjionit në fushën e shpërndarjes së informacioneve gjeohapësinore, në pajtueshmëri me standardet evropiane.
Në ditën e parë të Konferencës, palët pjesëmarrëse respektivisht përfaqësues nga Republika e Kosovës, Republika e Maqedonisë, Republika e Shqipërisë, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovinës dhe Kroacisë, kanë nënshkruar Memorandum i Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e infrastrukturës dhe informatave hapësinore, respektivisht mbi fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimin e informatave në fushën e Infrastrukturës së të Dhënave Hapësinore dhe INSPIRE, përgatitjen dhe implementimi e projekteve rajonale të interesit të përbashkët për IDhH;,shkëmbimi i informatave shkencore dhe teknike, rregulloreve, specifikave, etj.
Pos nënshkrimit të memorandumit, në këtë konferencë është duke u diskutuar mbi vazhdimin e projektit INSPIRARTION, projekt ky që merret me implementimin e Direktivës Evropiane INSPIRE në shtete e Ballkanit perëndimorë.
Vazhdimi i këtij projekti do të ndikonte në avancimin e kapaciteteve gjeo hapësinore dhe zhvillimin e ekonomik të shteteve përkatëse.