Kosova me potencial të jashtëzakonshëm për energji të ripërtëritshme
Prishtinë, 17 shtator - Ministri në detyrë i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, sot ishte pjesë e konferencës 4 ditore, Java për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kosovës, e cila organizohet në bashkëpunim me Komisionin Evropian, Qeverinë Gjermane, Balkan Green Foundation dhe INDEP ku qëllimi kryesorë është të afroj ekspertë nga fusha e energjisë dhe ambientit për të diskutuar të ardhmën e vendit në këto fusha.
Gjatë fjalimit hyrës, Ministri Lluka tha që Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për energji të ripërtëritshme. Vitin që vjen, priten të ipen mbi 200 MW energji solare përmes dy platformave të ndara. Ai gjithashtu ceku që përveç mundësisë për gjenerim komercial të energjisë elektrike, potenciali është edhe më i madh tek gjenerimi për vetkonsum, si për shtëpi ashtu edhe për biznese.
“Qytetarët nuk janë më konsumues, por burim i energjisë. Çdo çati e shtëpive, paraqet potencial të jashtëzakonshëm për të gjeneruar energji elektrike për vetkonsum. Sot, legjislacioni Kosovar e përkrahë mundësinë e deponimit të teprices energjetike në rrjetin e distribuimit, për ta përdorur atë kurdo që qytetari ka nevojë.” tha Lluka gjatë konferncës. Ai shtoi se e njejta vlenë edhe për bizneset që operojnë në Kosovë, por fatkeqësisht, akoma nuk kanë gjetur përkrahjen e duhur nga rregullatori i energjisë në Kosovë.
“Edhe bizneseve duhet të ju ipet mundësia të gjenerojnë energji elektrike nga panelet solare dhe të deponojnë në rrjetë të distribuimit aq sa është pelqimi energjetik, dhe jo të limitohet në 100 kw, sa është e rregulluar tani. Kjo hapë mundësinë që të gjenerohen qindra megavat energji elektrike.” shtoi Lluka.
Në këtë konferencë, present ishte edhe Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, i cili foli për rëndësinë e energjisë së ripërtëritshme dhe ndikimin e saj në vendet e punës dhe ambientin ku jetojmë. Ambasadori Heldt gjithashtu potencoi që Gjermania po planifikon që targetet e reja të arrijnë shkallen e 60% të energjisë së konsumuar të jenë nga energjia e gjelbër, dhe kur Kosova ka dy herë më shumë diellë se sa Gjermania, atëherë për Kosovën është edhe më e mundur.
Burim Ejupi, Drejtor Ekzekutiv në INDEP tha që i vjenë mire që qeveria e Kosovës po reflekton në trendet e reja të energjisë së ripërtëritshme. Ai gjithashtu potencoi se teknologjia për deponim të energjisë para 5 viteve ka qenë e papërshtatshme. Sot ajo po flitet që ka potencial dhe jam i sigurtë që pas 5 viteve, do të jetë shumë më e avancuar.
Java për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kosovë është konferencë vjetore që organizohet në bashkëpunim me Komisionin Evropian, Qeverinë Gjermane, Balkan Green Foundation dhe INDEP ku qëllimi kryesorë është të afroj ekspertë nga fusha e energjisë dhe ambientit për të diskutuar të ardhmën e vendit në këto fusha.