Kosova ka vetëm rezerva të linjitit dhe jo lloje të tjera të thëngjillit
Prishtinë, 30 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik ka publikuar Balancën Vjetore të Energjisë për vitin 2014.
Në këtë publikim pasqyrohen rrjedhat fizike të energjisë të të gjitha llojeve dhe burimeve, që janë përdorur në Kosovë, gjatë vitit 2014.
Sipas tabelave të prezantuara, vërjemë se sasia e përgjithshme (bruto) e energjisë në dispozicion për shfrytëzim (konsum) në vitin 2014 ishte 2188.92 ktoe.
Derisa, sasia në dispozicion e thëngjillit ka pasur rënie në krahasim me 2013 për 13.67%, sasia në dispozicion e produkteve të naftës ka pësuar rritje në krahasim me vitin 2013 për 0.9%.
Po ashtu, vërejmë se linjiti është produkti dominues me pjesëmarrje prej 99.51% në totalin e thëngjillit, si burim primar në dispozicion, i pasuar nga thëngjilli bituminoz me 0.49%.
Kosova ka vetëm rezerva të linjitit dhe jo edhe lloje të tjera të thëngjillit. Nevojat për lloje të tjera të thëngjillit janë plotësuar nga importi.
Importi i produkteve të naftës për vitin 2014 ka qenë 584.52 ktoe, që krahasuar me vitin 2013 ka patur një rritje rreth 1%.
Nafta merr pjesë me 57% në totalin e sasisë së produkteve të naftës në dispozicion, e pasuar nga koksi i naftës me 14%, benzina me 12%, GLN 6%, mazuti 5%, bitumeni 5%, etj.
Sa i përket konsumit final të energjisë për vitin 2014, ajo ka qenë 1261.9 ktoe, e që në krahasim me vitin 2013 ka pasur një rritje prej 1.86%.