25 Dhjetor 2024

Kosova ka prodhuar rreth 2,143 mijë tonë thëngjill

Prishtinë, 18 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin e Energjisë “ për TM1 2014. Në këtë publikim janë paraqitur të dhënat  për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Në tremujorin e parë të vitit 2014 (TM1 2014), Kosova ka prodhuar rreth 2,143 mijë tonë thëngjill. Në TM1 2014 sasia bruto e energjisë elektrike e prodhuar në Termocentrale është 1,795.7 GW/h, kurse në hidrocentrale është 19,6 GW/h.

Në tremujorin e parë të vitit 2014 në Kosovë janë importuar 167,2 GW/h energji elektrike, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2013), kemi zbritje të sasisë së importuar për 27,2%.

Në këtë tremujorë (TM1 2014) në Kosovë janë eksportuar 243,1 GW/h energji elektrike, në raport me tremujorin e parë të vitit të kaluar (TM1 2013) kemi rritje të eksportit për 142,1%.

Në tremujorin e parë të vitit 2014 (TM1 2014), sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 942,8 GW/h energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2013), sasia e konsumuar e energjisë elektrike është ulur për 6,4%.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)