Kosova ka importuar 660 ktoe produkte të naftës në 2016
Prishtinë, 5 korrik - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikimin Bilancin e Energjisë për vitin 2016.
Në këtë publikim pasqyrohen rrjedhat fizike të energjisë të të gjitha llojeve dhe Burimeve, që janë përdorur në Kosovë gjatë vitit 2016.
Sasia e përgjithshme e energjisë në dispozicion për shfrytëzim në vitin 2016 ka qenë 2688.62 ktoe (Kilo ton oil ekuivalent). Krahasua me vitin 2015 kishte rritje për 7.07%.
Sasia në dispozicion e thëngjillit të nxjerrë në vitin 2016 ishte 1684.57 ktoe. Krahasuar me vitin 2015 kishte një rritje për 8.39%.
Sasia në dispozicion e produkteve të naftës në vitin 2016 ishte 660.37 ktoe. Krahasuar me vitin 2015 kishte një rënie për 1.34 %.
Importi i produkteve të naftës për vitin 2016 ka qenë 660.39 ktoe. Krahasuar me vitin 2015 kishte një rënie rreth 1.34%.
Nafta merr pjesë me 65% në totalin e sasisë së produkteve të naftës në dispozicion, e pasuar nga benzina me 11%, koks nafte 8%, gaz i lëngëzuar i naftës (GLN) 6%, etj.