29 Dhjetor 2024

Kosova ka importuar 162 GWh, ka eksportuar 175 GWh energji elektrike

Prishtinë, 10 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM3 2015.

Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015 (TM3 2015) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit është 1,957.8 mijë tonë.

Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1,327.4 GWh, dhe në hidrocentrale është 24.9 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015, Kosova ka importuar 162.2 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë, pra (TM3/2015) Kosova ka eksportuar 175.8 GWh energji elektrike.

Në tremujorin e tretë të vitit 2015, sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 975.3 GWh energji elektrike.

Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2014), sasia e energjisë elektrike të konsumuar është rritur për 8.3 %.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)