25 Dhjetor 2024

Kosova ka 12 miliardë tonë rezervat të thëngjillit

Prishtinë, 31 mars - Hulumtimet disavjeçare të Institutit Gjeologjik të Serbisë, kanë treguar se Kosova është jashtëzakonisht e pasur me minerare, thuhet në një publikim të Institutit Gjeologjik të Serbisë, të cilin e përcjellin mediet lokale serbe në Mitrovicë.

Sipas Institutit Gjeologjik të Serbisë, Kosova është jashtëzakonisht e pasur me rezerva të plumbit, zinkut dhe të argjendit dhe ato vlerësohen në 34 milionë tonë, me rezerva potenciale edhe për 22 milionë tonë të tjerë, ndërsa ato të thëngjillit arrijnë në 12 miliardë tonë.

Por, në këtë raport, IGJS-ja vajton faktin se Serbia që nga vitit 1999 nuk ka kontroll të plotë mbi minierat serbe në Kosovë.

/Zëri?

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)