26 Dhjetor 2024

Kosova inicon projekt planin për rritjen e efiqiencës së energjisë për regjion

Graçanicë, 30 shtator - Aleanca Kosovare e Bizneseve, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Teslianum nga Beogradi, kanë mbajtur konferencën: “Zbatimi I platformës 20-20-20 në Kosovë dhe zhvillimi I bashkëpunimit rajonal përmes hapjes së kompanive të përbashkëta për stabilizimin e Ballkanit”.  

Agim Shahini, kryetar i Aleacës Kosovare të Bizneseve tha se ky projekti rrit kapacitetet e reja energjetike në forma të ndryshme përpos asaj që sot a vendi.

Sipas tij platforma 20-20-20 që do të thotë në vitin 2020 Evropa do të ketë energji alternative elektrike,të cilat nuk e ndotin mjedisin, por që e pastrojnë atë.

“Ballkani perëndimor duhet të krijoi platformë bashkëpunimi dhe është e mirë kjo që ka nisur me qëllim që energjia alternative të jetë më shumë prezente në gjitha pjesët”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së, shtoi se krejt Bllkani perëndimor ka probleme me energji,por duket se Kosova është i vetmi vend që ka probleme më së shumti, por për të tejkaluar këto probleme vendi jonë ka nënshkruar shumë marrëveshje.  

Sipas tij Kosova ka mjaft kapacitete të pashfrytëzuara dhe të cilat mund të jenë në shfrytëzim të investitorëve të huaj dhe findet mund të gjeneden bashkarisht me kompani të specializuara  të fushës energjetike.

Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe Mirëqneis Sociale, tha se kjo konfernecë ëshët vazhdim i marrëveshjes së realizuar tre muaj më parë në Beograd.

“Qëllimi është që të krijojmë projekte të përbashkëta  në fushën e energjisë elektrike. Jemi marr vesh së bashku me AKB-në dhe Teslianum që të inicojmë përgatitjen e projekteve që do të prezentohen para BE-së”, tha Rashiq.

Sipas tij  pos që do të ketë stabilitet të energjisë, do të ketë edhe efiqiencë dhe hapje të reja të vendeve të punës.

“Ky projekt i përbashkët Kosovë Serbi, do ti heq barrikadat dhe do të tregoi sukseset dhe organizmat e huaja nuk do të na refuzojnë. Do të hartohet projekti i parë dhe do të bëhet publik”, tha ministry Rashiq.  

Edhe Mirjana Prljević, nga Teslianum, tha se kjo konfernecë ka rëndësi të madhe për dy vendet, pasi që muaj më par është arritur marrëveshja dhe e cila duhet të vazhdoi.

“Pos fushave tjera, fokusi ynë kryesor mbetet energjia eletrike  dhe të gjitha aspektete saja. Ka 20 vjet që ne merremi me këtëfushë të rëndësishme dhe besojmë në arritjen e rezultateve pozitive”, tha Prljeviç.  

Sipas saj prioritet mbetet  zbatimi i platformës 20 -20-20  dhe zhvillimi  i bashkëpunimit rajonal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)