26 Dhjetor 2024

Kosova importon 337.1 GWh eksporton 1.4 GWh rrymë

Prishtinë, 18 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Bilancin e Energjisë  për TM3 2014.

Në këtë publikim janë paraqitur të dhënat  për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Në tremujorin e tretë të vitit 2014,  prodhimi i thëngjillit është  1,366.8 mijë tonë, kurse sasia e bruto e energjisë elektrike e prodhuar ne termocentrale është 889.6 GWh dhe në hidrocentrale është 28.8 GWh.

Në këtë tremujor, Kosova ka importuar  337.1 GWh energji elektrike dhe ka eksportuar 1.4 GWh energji elektrike.

Sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 908.7 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 3 2013), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për  4.2%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)