Kosova e Maqedonia mund të shkëmbejnë energji
Prishtinë, 13 nëntor - Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi, sot ka vizituar kombinatin e Osllomesë në Maqedoni ku është pritur nga drejtori i kësaj korporate Qerim Halili.
"Kjo është vizita e parë e këtij lloji ndërmjet dy koporatave energjetike nga Kosova dhe Maqedonia. Termocentralet e Kosovës kanë përvojë më të madhe dhe ne mu d të përfitojmë", tha Halili.
Kurse drejtori i KEK-ut Njazi Thaçi tha se kjo vizitë do të na ndihmojë për të shikuar mundësitë për bashkëpunim konform ligjeve në fuqi.
'Për neve takimi i sotëm ka karakter njohës dhe për të bashkëpunuar në të ardhmen. Kosova është vendi i tretë për rezervat të thëngjillit në Evropë dhe vendi i pestë në botë. Po ashtu edhe një gjë shumë me rëndësi është mundësia e shkëmbimit të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë", tha Thaçi.
Qëllimi i vizitës së delegacionit të KEK-ut ishte vendosja e bashkëpunimit ndërmjet dy korporatave. Në delegacionin e KEK--ut ishim edhe kryetari Bordit Të KEK -ut Faruk Hajrizi dhe Izet Ibrahimi përgjegjës i minierave.