24 Dhjetor 2024

Kosova e Maqedonia me komision të përbashkët për mbrojtjen e mjedisit

Prishtinë, 6 dhjetor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Dardan Gashi dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë, Abdilaqim Ademi nënshkruan rregulloren e punës së komisionit të përbashkët bë sferën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Puna e këtij komisioni të përbashkët orientohet drejt përpunimit dhe propozimit të masave dhe aktiviteteve përkatëse organizative, ligjore dhe teknike për zbatimin e bashkëpunimit.

E ky bashkëpunim do të realizohet përmes përcaktimit dhe realizimit të projekteve dhe programeve të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit, shkëmbimit të informatave për gjendjen e mjedisit  dhe natyrës, organizimit dhe përcjelljes së gjendjes në zonat me interes të përbashkët, lajmërimit të hershëm për fatkeqësitë e mundshme dhe ndërmarrjes së masave për parandalimin e tyre dhe eliminimin e pasojave nga fatkeqësitë.

Komisioni i përbërë nga ekspertë të të dyja ministrivë gjithashtu do të shkëmbejë përvojat në shfrytëzimin e fondeve paraqasëse të BE’së për zhvillimin e projekteve ndërkufitare me interes të përbashkët.

Në këtë fushë, përparësi do të kenë ndërtimi i impianteve për pastrimin e ujërave të lumenjëve që derdhen në Maqedoni nga lumenjtë e Kosovës, për të cilat garantues është edhe memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar nga Ministri Gashi dhe Ministri Ademi në vitin 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)