22 Dhjetor 2024

Kosova do t’i përmbush obligimet nga Traktati i Energjisë

Vjenë. 30 qershor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj ka deklaruar sot se Kosova do t’i përmbush obligimet nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.

Në konferencën “Dita e Institucioneve të Kosovës në Komunitetin e Energjisë”, e cila është organizuar sot në Vjenë nga ana e MZHE-së dhe Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (TKE), ministri Beqaj ka theksuar se Republika e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht që të miratojë kornizën ligjore në harmoni të plotë me legjislacionin e BE-së, i cili është parakusht esencial me qëllim të realizimit të obligimeve të cilat dalin nga Traktati.

Me këtë rast ministri Beqaj ka informuar Sekretariatin lidhur me rrjedhën e implementimit të projekteve prioritare të cilat ndërlidhen me sektorin e energjisë, me një theks të veçantë në arritjen e objektivave në fushën e efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtrishme.

Ministri Beqaj gjithashtu ka potencuar që Kosova mbetet e përkushtuar të integrohet plotësisht në tregun rajonal të energjisë, duke theksuar edhe nevojën e përkushtimit edhe të palëve të tjera të cilat janë nënshkruese të marrëveshjes në fjalë, duke vënë në pah përcaktimin e Kosovës që të fuqizojë bashkëpunimin dhe të këmbej eksperiencën me vendet e tjera në kuadër të Traktatit.

Përveç MZHE-se, pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga ministri Beqaj, ishin edhe përfaqësuesit e KOSTT, ZRRE, KEK, MTI, MF, MPMS, AKK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)