23 Dhjetor 2024

Kosova dhe Turqia nënshkruan bashkëpunimin në Metrologji

Prishtinë, 17 korrik - Departamenti i Metrologjisë së Kosovës, që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, nënshkroi sot memorandum bashkëpunimi me Institutin e Metrologjisë Kombëtar të Turqisë.

Përmes kësaj marrëveshje metrologjia e Kosovës do të mbështetet nga Instituti i Metrologjisë së Turqisë në disa fusha duke përfshirë rregulloret teknike dhe standardet, shkëmbimin e njohurive shkencore dhe teknike, zbatimin e projekteve të përbashkëta për zhvillimin e metrologjisë, shkëmbimin e informatave, organizimin e seminareve dhe konferencave dhe harmonizimin e rregulloreve teknike.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë në fjalën e saj hapëse tha “Kjo marrëveshje është tejet e rëndësishme për ne sepse sistemi i metrologjisëështë elemtni kyc për përmirësimin e infrastrukturëssë cilësisë në Kosovë”.

Ajo shtoi se Kosova ka nevojë për mbështetje nga vendet që kanë një përvojë në zhvillimin e sistemit të mirëfilltë të metrologjisë dhe se Turqia është një shembull i mirë për këtë.

Ndërsa, Drejtori i Departamentit të Metrologjisë, Agron Shurdhani tha se kjo është marrëveshja e parë në nivel nacional dhe beson se do të ketë bashkëpunim të mirëfillt me Turqinë.

Në anën tjetër Drejtori i Institutit të Metrologjisë së Turqisë, Fatih Ustuner (TUBITAK UME) tha se është i gatshëm të ndaj eksperiencën e insitutit që ai drejton dhe bashkëpunoj me departamentin e metrologjisë së Kosovës. “Dëshiroj të kemi një plan të veprimit të Memorandumit të Bashkëpunimit dhe të kemi rezultate konkrete” theksoi Ustuner.

Kjo marrëveshje mbështet krijimin e infrastrukturës  së domosdoshme metrologjike (laboratorët e akredituar të  kalibrimit, etalonët nacional, metrologët profesionistë) me qëllim të vendosjes së saktësisë dhe besueshmërisë në Kosovë dhe ngritjes së cilësisë së produkteve dhe shërbimeve në Kosovë.

Gjatë ditës, përfaqësuesit nga Instituti i Metrologjisë nga Turqia të shoqëruar nga zyrtarë të Departamentit të Metrologjisë, kanë vizituar Laboratorin e verifikimit të njehsorëve në KEK dhe në Institutin e Shëndetësisë Publike.

Ndërsa gjatë ditës së nesërme do të vizitojnë Laboratorin e ujëmatëseve si dhe puntoritë e metaleve të çmueshme dhe artizanaleve në Prizren. Pas vizitave do të konkretizohen edhe detajet për mbështetjen që mund të japë instituti i metrologjisë së Turqisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)