KOSID: Termocentrali
Prishtinë, 11 janar - Konsorciumi Kosovar i Shoqerise Civile per Zhvillim te Qendrueshem (KOSID) mban konferencën për media, për të publikuar analizën Termocentrali i Propozuar Kosova e Re - Një barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm, e hartuar në bashkëpunim me Institutin për Analiza Ekonomike dhe Financiare të Energjisë (IEEFA) nga Shtetet e Bashkuara.
Raporti bënë vlerësimin e kostos reale të ndërtimit të një termocentrali të tillë dhe ndikimin në tarifa të energjisë elektrike që do të kishte ky projekt.
Gjithashtu, raporti vë në dyshim përfshirjen e Bankës Botërore dhe SHBA-së në projektin e energjisë elektrike nga thëngjilli në Evropën Juglindore
Konferenca për media mbahet ne zyrat e KOSID, të cilat gjinden afër Ministrisë së Kulturës.