29 Dhjetor 2024

KOSID reagon ndaj politizimit te Bordit te ZRRE-se

Prishtinë, 9 dhjetor - Konsorciumi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) ka reaguar ashpër ndaj papërgjegjshmërisë së Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës për të respektuar pavarësinë e rregullatorëve të tregut.

\"Është i papranueshëm dhe i dënueshëm vendimi i Qeverisë së Kosovës i marrë në mbledhjen e 58 të Qeverisë për të nominuar për anëtar të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) tre anëtarë nga dy partitë politike në koalicion.\"

\"Gjithashtu është i papranueshëm edhe rekomandimi i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukture, Tregti dhe Industri që të votohen nga Kuvendi këta individ\", thekson KOSID. 

Një vendim i tillë bie sipas KOSID ndesh me misionin e ZRRE-së, pavarësinë e saj sipas Ligjit për Rregullatorin e Energjisë dhe parimet e tregut. Ligji Nr. 03/L-185 për Rregullatorin e Energjisë, në nenin 5 të tij kërkon që anëtarët në bordet e agjencive të pavarura të jenë të pavarur dhe të jenë njerëz profesional.

ZRRE është një nga institucionet më të rëndësishme rregullative të tregut dhe si i tillë duhet të udhëhiqet nga një bord profesional dhe jo partiak që deri dje i kanë shërbyer interesave partiake.  

Vendimi i Qeverisë për të nominuar për anëtar të Bordit të ZRRE tre anëtarë partiak, vetëm dy ditë pasi që raporti i progresit kritikoi vendin për mos emërim të anëtareve të bordeve dhe i cili rekomandoi zgjedhjen e personave jo partiak, është akt i papërgjegjshëm politik i cili na dëshmon se kjo Qeveri më shumë është e preokupuar me sigurimin e vendeve të punës për anëtarët e partive, se sa të siguroj mekanizma efektiv të tregut, të cilat do të ndihmonin ekonominë në përgjithësi.

Një shkelje e pavarësisë së këtij institucioni u bë edhe të martën (08 dhjetor 2015) nga Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukture, Tregti dhe Industri të cilët rekomanduan që këta tre emra të politikës të votohen nga Kuvendi.   

Duhet përmendur se ky nuk është vendimi i vetëm i Qeverisë i cili shkel pavarësinë e agjencive të pavarura dhe ndërmarrjeve publike. Edhe për Bordin e KOSTT u dominuan emra partiak ashtu siç ndodhi edhe me bordet e ndërmarrjeve tjera publike.  

Andaj, duke parë tendencën e vazhdueshme të Qeverisë për politizuar bordet e rregullatorëve të tregut, kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës si themelues i këtyre agjencive që të udhëheq procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve të agjencive të pavarura dhe të siguroj profesionalizëm, e jo politizim të tyre. 

Tre emrat e propozuar janë: 

1. Qemajl Mustafa – ish kryetar i Gjilanit për dy mandate, i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).  2. Arsim Janova – anëtar i kryesisë së kaluar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) deri në korrik 2015, kur edhe u zgjodh kryesia e re e LDK-së.  3. Besim Sejfijaj – Anëtar kryesisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe delegat për Kuvendin Qendror të LDK-së.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)