KOSID diskuton shkeljet ligjore për ndërtimin e TC Kosova e Re'
Prishtinë, 10 shkurt - Konsorciumi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), organizon konferencë për media për të prezantuar kronologjinë Një histori e shkurtër e një dështimi të madh të politikave energjetike në Kosovë, ku identifikohen shkeljet ligjore dhe procedurale nga Qeveria e Kosovës gjatë përpjekjeve për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re.
Gjithashtu, me këtë rast KOSID do të bëjë publike hapat e mëtutjeshëm ligjor për kundërshtimin e termocentralit Kosova e Re.