Korporata kineze do të ndërtojë centralin bërthamore te Rumanisë
Bukuresht, 27 nëntor - Korporata Kombëtare Bërthamore e Kinës, njoftoi nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Korporatën Bërthamore Shtetërore të Rumanisë për ndërtimin e reaktorëve nr. 3 dhe nr. 4 të centralit të Cernavoda-s.
Më herët kompania kineze nënshkroi marrëveshjen me Korporatën e Energjetike të Francës mbi bashkëpunim dypalësh për ndërtimin e një centrali bërthamor në Britani.
Korporata Bërthamore e Kinës, tha se më herët autoritetet rumune dhe kineze nënshkruan memorandumin për shfrytëzimin paqësor të energjisë bërthamore.
Aktualisht Korporata Kombëtare Bërthamore e Kinës është më e madhja në botë për ndërtimin e centraleve bërthamore.