29 Dhjetor 2024

Konkurrenca do të ulë çmimet e gazit natyror

Bruksel, 15 dhjetor - Specialistët e energjisë thonë se ndezja e konkurrencës do të sjellë ulje të çmimit të gazit, të cilin Rusia mundohet ta përdorë si një armë gjeopolitike.

Vendet e BE-së janë të shqetësuara nga qëndrimi i Rusisë, e cila e kërcënon botën me gazin natyror.

Një situatë e tillë jo vetëm që e largon çdo ditë e më shumë Rusinë nga tregtia globale, por njëherësh përgatit terrenin edhe për fillimin e një procesi që do të ketë ndikime pozitive në çmimet e gazit natyror.

Manovrat e Turqisë në këtë kuadër për të sjellë në vend gaz natyror nga Katari dhe Azerbajxhani kanë krijuar efekte pozitive në tregje. Kurse deklarata që erdhi pas këtyre zhvillimeve edhe nga Izraeli në formën “Mund ti shesim gaz natyror Turqisë” jep sinjalet për fillimin e një periudhe të re në tregjet energjetike.

Specialistët thonë se konkurrenca e gazit natyror do të nxehet edhe më shumë dhe do të fillojë një periudhë e re, e cila do të sjellë ulje të çmimit të gazit.

Sipas specialistëve të fushës tashmë nuk do të jetë më e mundur që gazi të përdoret si një armë gjeopolitike në një treg konkurrues global. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)