Konferenca mbi klimën, Kosova peshë e madhe per Evropen
Durban, Afrikë e Jugut, 2 dhjetor - Gjatë konferencës mbi Klimën e cila eshte duke u mbajtur ne Durban te Afrikes se Jugut, një person anonym ka kërkuar që të merret parasysh edhe Kosova, njofton AFP.
Ne këtë Konferencë është kërkuar nga Bashkimi Evropian përkatësisht nga Brukseli që të ndjekin me vëmendje ndotjen e ambientit përmes oxhaqeve industriale në Kosovë. Kosova është një ndër ndotësit e ajrit më të mëdhenjë në regjion edhe pse industria në këtë shtet nuk është e zhvilluar.
Gjate konferencës është përmendur se Obiliqi eshtë një ndër ndotesit më te medhenje te ajrit dhe ambientit, por edhe ca kompani private nga investoret e huaj nuk perpiqen te ndermarrin diq per te evituar kete qeshtje.
UNFCCC kërkon nga Bashkimi Evropian përpjekje për të vepruar ndaj ndotjes së Ambientit edhe për Kosovën. Në këtë Konferencë janë të ftuara mbi 157 shtete. Kjo është konferenca e 17-të (COP 17) në radhë organizuar nga UN për mbrojtjen e klimës.