29 Dhjetor 2024

Komuna e Prishtinës paralajmëron gjobitje për hedhje të broshurave dhe fletushkave

Prishtinë, 5 prill  - Njoftojmë të gjitha subjektet ekonomike të cilat bëjnë shpërndarje të broshurave/fletushkave se në bazë të Udhëzimit Administrativ nr.06/2018 për Ndëshkimin me Gjoba Mandatore, hedhja e broshurave dhe fletushkave jashtë vendeve të përcaktuara nga Komuna është e ndaluar dhe shqiptohet gjoba 90 euro.

Me qëllim të ruajtjes së ambientit, që nga data 1 maj, Drejtoria e Inspekcionit do të shqiptojë gjoba për çdo operator që shpërndanë fletushka/broshura nëpër rrugë, vetura, hyrje kolektive, etj.

Gjoba mund të duket e vogël, por do të shqiptohet për secilin rast, secilin vend, dhe si rrjedhojë shumëfishohet. Ftojmë kompanitë që ta ndalin këtë lloj të marketingut, ashtu që nga 1 maji të mos evidentojmë asnjë fletushkë/broshurë të shpërndarë asisoj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)