Komuna e Prishtinës nis aksionin pranveror për grumbullimin e mbeturinave
Prishtinë, 9 prill - Në kuadër të politikave për një qytet sa më të pastër, Komuna e Prishtinës përmes kompanisë së kontraktuar “Pastrimi” organizon aksionin pranveror për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali; karrige druri ose metali; pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.
Aksioni do të zhvillohet 5 ditë, në 5 zona të ndryshme të qytetit, si në vijim:
Qytetarët obligohen që në lagjet e caktuara, sipas datave, t’i vendosin mbeturinat para shtëpive të tyre, ose, në periudhën kohore nga 9 deri më 13 prill, t’i sjellin ato vet në kompaninë “Pastrimi”.