29 Dhjetor 2024

Komuna e Pejës, mirënjohëse ndaj investimeve të KEDS-it

Prishtinë, 22 mars - “Rrokaqielli”, “Arbneshi”, Dardania”, “Gjimnazi”, Pavlani, Tresteniku, Lybeniqi, janë vetëm disa nga zona në të cilat Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS ka shtrirë investimet e saja në rrjetin elektrik. 

Të gjitha këto projekte kanë për qëllim ndritjen e kualitetit dhe furnizimin stabil me energji për ekonomitë familjare. Ukë Selimaj – Drejtor për Punë Komunale dhe Shërbime Publikë në Komunën e Pejës, ka shprehur mirënjohjen për investimet që KEDS ka bërë dhe po bënë në këto anë, në projektet të cilat janë në vazhdimësi.

Selimaj, projektet e KEDS-it i ka vlerësuar mëse të nevojshme për këto anë, meqë sipas tij ka lokacione në të cilat sistemi ka qenë i stërvjetëruar dhe i paprekur që nga paslufta.

“Prej vitit 2014 e tutje rajonit të Pejës i kanë ardhur projekte madhore dhe mëse të nevojshme për komunitetin, nga ana e KEDS-it. KEDS-i është duke finansuar në rregullimin e rrjetit elektrik, vendosjen e shtyllave të reja, trafove të reja e me të cilat ka arritur të shtrihet edhe në zona të thella malore të Komunës së Pejës.\"

\"Ne kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me KEDS-in në këtë drejtim për çka u jemi mirënjohës dhe mund ne mbetemi të gatshëm për çdo bashkëpunim të rradhës në mënyrë që operatorët dhe vet KEDS-i të ketë sa më të lehtë shtrirjen e këtyre investimeve në çdo pjesë të komunës tonë. Puna është bërë me shumë kujdes nga ana e KEDS-it dhe unë jam i sigurt se edhe rezultatet nuk do të mungojnë”-ka deklaron drejtori Selimaj.

Edhe Hamdi Kerolli – inxhinier në KEDS, mbikëqryës i projekteve në këtë zonë, konfirmon se në të gjitha projektet dhe investimet që Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS ka realizuar në këto anë, disa prej të cilave janë në vazhdim e sipër, bashkëpunimi si me institucionet përkatëse ashtu edhe me banorët ka qenë në çdo nivel.

Kerolli thotë se secili investim që bëhet është i standardit të lartë europian, filluar nga trafot, kabllot e reja, shtyllat e betonit për tension të ulët dhe të mesëm e kështu me rradhë.

“Investimet tona kryekëputë kanë të bëjnë me përmirësimin në kualitet të tensionit, pra energjisë gjë e cila rezulton me furnizim stabil dhe zvogëlim të humbjeve”-përfundon Kerolli.

Ndryshe komuna e Pejës, tash e dy vite është pëfituese e një numri të konsiderueshëm projektesh investive të cilat Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, po i shtrinë në tërë Kosovën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)