22 Dhjetor 2024

Komuna e Obiliqit e shqetësuar për ndotjen nga KEK-u

Prishtinë, 30 nëntor - Gjatë tri viteve të fundit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në  Komunën e Obiliqit ka patur mbi 40.000 vizita për sëmundje respiratorike dhe mbi 500 vizita për sëmundje malinje.

Pasi që kjo situatë është shumë shqetësuese Komuna e Obiliqit ka organizuar një konferencë për media përmes së cilës apelon tek KEK-u dhe institucionet përgjegjësë që ta marrin shumë seriozisht këtë çështje dhe të marrin masa për parandalimin e kësaj katastrofe shëndetësore që ka ndikim jo vetëm në Obiliq por edhe në komunat përreth,përfshirë edhe Prishtinën në të cilën banojnë një e treta e popullatës së Kosovës.

Në konferencën e sotme për media Kryetari i komunës së Obiliqit pohoi se ”Kjo gjendje është me të vërtetë alarmante,ne kërkojmë urgjentisht nga KEK-u  që të marrë masa ashtu që jeta e qytetarëve të mos rrezikohet më”.

Poashtu Kuvendi Komunal ka formuar një komision për hartimin e një strategjie për mbrojtjen e mjedisit në raportin Komunë-KEK-Qeveri .Strategjia pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës të caktuar për mesin e muajit dhjetor.

Përveç nevojes për intervenim shumë të shpejtë komuna paralajmëron institucionet qëndrore që gjatë procesit të koncesionimit të projektit Kosova e Re të kenë kujdes të posaçëm në aspektet ambientaliste.

Në të kundrëten komuna dhe qytetarët e Obiliqit do të reagojnë ashpër ndaj çfarëdo lëshimi në aspektin ambientalist në kuadër të këtij projekti.

Ndotja nga KEK-u është një problem serioz jo vetëm për Komunën e Obiliqit por për mbarë Kosovën prandaj ftojmë institucionet kompetente edhe njëherë që urgjentisht të fillojnë të marrin masa në këtë drejtim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)