27 Dhjetor 2024

Komuna dhe KEDS-i bisedojnë për përmirësimin e furnizimit me rrymë

Mitrovicë, 6 shkurt - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, drejtori i Urbanizmit, Sami Zeka dhe ai i Infrastrukturës, Blerim Baruti, kanë pritur Agron Haxhiu, drejtor i Distriktit  të KEDS-it në Mitrovicë dhe Muhedin Osmani, përgjegjës për rrjet, me të cilët kanë biseduar për projektin e vendosjes së trafo-stacioneve  të reja në lokacione të ndryshme të Komunës ku tensioni i rrymës është i ulët.

Përfaqësues të KEDS-it, kërkuan nga Komuna e Mitrovicës, që të siguroj tokën për vendosjen e këtyre trafo-stacioneve , në të kundërtën siç thanë ata, ka mundësi që projekti në fjalë të realizohet në ndonjë komunë tjetër.

Kryetari Bahtiri, tha se duhet të shqyrtohet kjo mundësi, pasi që ka shumë kërkesa të qytetarëve për zgjidhjen e problemit të tensionit të ulët të rrymës.

“Kemi ankesa nga ana e qytetarëve për tension të ulët të rrymës dhe kërkesa që të zgjidhet ky problem, por ne nuk kemi mundësi ta bëjmë një gjë të tillë. Dua të theksoj këtu se në fshatrat veriore, si në Gushafc dhe Vinarc, kemi edhe probleme me furnizim me ujë të pijes, për shkak se pompat nuk funksionojnë, nuk kanë fuqi të bartin ujin kur tensioni i rrymës është shumë i ulët”, tha Bahtiri.

Drejtues të KEDS-it, i thanë atij se fshati Gushafc do të jetë i pari në listë për këtë problem, e cila listë nga distrikti i Mitrovicës do të dërgohet në qendër. 

Megjithatë, sipas tyre, në veri pagesa e mjeteve për energji elektrike është shumë e ulët, vetëm  deri në 40 % dhe kjo paraqet problem në vete.

Duke u ndërlidhur me çështjen e vendosjes së trafo-stacioneve, drejtori i Urbanizimit, Sami Zeka, tha se, bazuar në një shkresë të ish kryeministrit, që KEDS-i të trajtohet njësoj si KEK-u, Komuna e Mitrovicës deri më tani ka bashkëpunuar me këtë kompani për vendosjen e t trafo-stacioneve në hapësira më të vogla.

Mirëpo, sipas tij, kur është fjala për dhënie në shfrytëzim të tokës me hapësirë prej rreth 20 metra, që kërkohej për vendosjen e një trafo-stacioni, kjo duhet të bëhet  përmes Kuvendit, sepse vetëm ai është kompetent për këtë.

Sidoqoftë,  Komuna u shpreh e gatshme për identifikimin e pronave dhe më pas respektimin e procedurave për dhënien e tyre në shfrytëzim për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike.

Përfaqësuesit e KEDS-it në fund bënë të ditur se, nëse komuna nuk ka tokë që mund të ofroj për këtë qëllim, atëherë KEDS-i është i gatshëm të paguaj për tokë private. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)