Kompletohet Bordit i Zyrës së Rregullatorit për Energji
Prishtinë, 3 gusht - Kuvendi i Republikës së Kosovës, dje ka zgjedhur kryesuesin dhe dy anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Deputetët e Kuvendit kanë zgjedhur për një mandat pesëvjeçar, për kryesues të Bordit Ymer Fejzullahu dhe për anëtarë Gani Buçaj dhe znj. Lutfie Dervishi.
Me këtë zgjedhje, është funksionalizuar Bordi i ZRRE-së, i cili përbëhet nga gjithsej 5 anëtarë.
Bordi gjatë shtatë muajve të fundit, me vetëm dy anëtarë Izet Rushiti, i cili deri më tani ka ushtruar detyrën e kryesuesit dhe Selman Hoti në mungesë të kuorumit të nevojshëm për vendimmarrje, ka qenë jofunksional.
Përderisa pozita e Kryesuesit është plotësuar pas më shumë se pesë vitesh mungese.
Me kompletimin e Bordit prej pesë anëtarësh, Rregullatori është i gatshëm të vazhdojë të ushtrojë rolin e tij të pavarur rregullues, duke u përballur me sfidat e shumta, me qëllim që të krijohet një treg i qëndrueshëm i bazuar në parimet e transparencës dhe konkurrencës së lirë.