25 Dhjetor 2024

Kompanitë franceze të interesuara për investime në Kosovë

Prishtinë, 18 mars - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli ka pritur sot një delegacion francez në përbërje të së cilit ishin Julien Roche - President i Odës së Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri, Claude Scheuer, këshilltar në kompaninë franceze Degremont, të cilët shoqëroheshin nga Ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet.

Ministri Ismajli e njoftoi delegacionin francez me zhvillimet ekonomike në vend, kornizën institucionale dhe ligjore, mjedisin biznesor që ofron vendi për investitorët e huaj si dhe projektet që janë në zhvillim e sipër.

Më tej u diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e energjisë, energjisë së ripërtëritshme, mineralet e fusha tjera me interes të përbashkët.

Me këtë rast një vend i veçantë iu kushtua mundësisë së prurjes së investitorëve francezë që të diskutohen projekte konkrete në fushat që mbulon MZHE, ndërsa u shtrua nevoja për asistencë teknike dhe avancimi i bashkëpunimit me odat ekonomike në Kosovë.

Ndryshe, kompania franceze Degremont  është e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve që përmes projekteve përkatëse të trajtojë ujërat dhe shërbime të tjera për autoritetet lokale dhe industrive të ndryshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)