Kompania Rajonale e Ujësjellësit kërkon mirëkuptim nga qytetarët
Prishtinë, 9 shtator – Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. (KRUP) njofton konsumatorët në rrugën,, Agim Ramadani" ,Tring Smajli,, dhe ,,Bajram Kelmendi", me zonat e vogla përreth tyre në Prishtinë se, që nga mbrëmë dhe aktualisht janë me mungesë të ujit të pijshëm.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit që nga nata e kaluar janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin.
Me të gjitha mundësitë dhe pajisjet teknike janë duke e bërë të pamundurën për të sanuar defektin sa më shpejtë.
Tash për tash, u kemi bërë thirrje edhe Inpekcionit të Komunës së Prishtinës që të dalin në vendin e ngjarjes për shkak që, infrastruktura nëntokësore e disa kompanive të tjera publike po na e pamundëson lëvizjen dhe ndrrimin e gypit të vjetër të azbestit me diametër fi 80 mm.
Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët për mungesën e ujit të pijshëm.
Do ju mbajmë të informuar edhe më tej, lidhur me këtë rast!