Kompania DESFA do të ndërtojë pjesën greke të gazsjellësit TAP
Athinë, 6 korrik - Kompania greke DESFA do të ndërtojë pjesën greke të gazsjellësit transadriatik TAP. Projekti për këtë gazsjellës nga Azia deri në Evropë u zgjodh në fund të muajit të kaluar nga konsorciumi Shah Deniz, i cili përpunon një prej fushave më të mëdha të naftës në Azerbajxhan, në vend të projektit të parë Nabuko Perëndim.
Sipas parashikimeve, ai duhej të kalonte përmes Bullgarisë.
Pjesa greke e gazsjellësit është me gjatësi 550 km. Do të fillojë nga pika e kalimit kufitar Kipi në kufirin me Turqinë dhe në pjesën veriperëndimore do të arrijë deri në kufirin me Shqipërinë.
Nga atje përmes Italisë gazi do të transportohet edhe deri në Evropë. Dobitë për anën greke janë kryesisht financiare, sepse menjëherë do të hapen mbi 2000 vende pune, kurse ndërtimi i gazsjellësit do të jetë një prej investimeve më të mëdha të drejtpërdrejta në vend.