Kompania amerikane ContourGlobal merr pjesë në panairin e EXPOKOS 2016
Prishtinë, 26 maj - Në panairin që u hap sot, të mërkurën në Prishtinë, po merr pjesë edhe kompania amerikane ContourGlobal e cila do të investojë në Termocentralin Kosova e Re.
Kjo kompani në paraqitjen e saj prezantoi para pjesëmarrësve skica dhe specifika që e karakterizojnë këtë projekt, i cili do të jetë projekti më i madh në Kosovë deri tani.
Prezantimi i kompanisë zgjoi interesimin e shumë pjesëmarrësve në panair, përfshirë këtu edhe ambasadorin amerikan i cili përgëzoi organizatorët për këtë prezantim.
Termocentrali Kosova e Re, është një projekt i cili pritet të ketë një ndikim të theksuar në ekonominë kosovare. Me një kapacitet prej 500 MW, ky termocentral pritet të zgjidh mungesën e me furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë.
Siç mund të shihej në prezantimin e kësaj kompanie, ky investim do të ketë një ndikim edhe ne ekonominë e gjithëmbarshme të vendit, me një ndikim të rritjes së GDP-së për rreth 1.6% në vit, si dhe hapje të mijëra vendeve të reja të punës.
Kohëve të fundit kishin dalë zëra se kompania nuk po mund të gjente financimin për këtë projekt, gjë që u demantua fuqishëm nga kompania.
Prania e ContourGlobal në këtë panair ndoshta është edhe një shenjë se projekti i shumëpritur i Termocentralit Kosova e Re më në fund do të realizohet.