Kompani evropiane interesohen për Centralin Atomik Belene
Sofje, 3 shkurt - Kompania finlandeze Fortum kërkoi të blinte 20 për qind të Centralit Atomik Elektrik Belene.
Ndërkohë pritet që kompania franceze Altran Technologies do të marrë pjesë me afro 10 për qind të ndërtimit të centralit të dytë atomik në Bullgari.
Sipas të dhënave paraprake pjesa ruse në projekt mund të mbetet rreth 15 për qind. Kështu kërkesa e Brukselit për një pjesëmarrje të më shumë aksionarëve në ndërtim do të plotësohet.
Më e rëndësishmja është që një investitor evropian ka kërkuar të financojë pjesëmarrjen bullgare në Centralin Belene, e cila konsiderohet 51 për qind.
Pritet që këto ditë përfaqësues të investitorit evropian të bëjnë një vizitë në Sofje dhe do të behet e qartë a do të ndërtohet centrali apo jo.
Më 2006 Kompania Elektrike Kombëtare e Bullgarisë e nënshkroi marrëveshjen e ndërtimit të centralit të dytë elektrik me kompaninë ruse Atomstroieksport, e cila zbaton projektin.
Sipas të dhënave fillestare ndërtimi i Centralit Belene duhej të vlerësohej afro 4 mlrd euro, kurse njëri i të dy reaktorëve të funksiononte deri në fund të vitit 2012.
Derisa në hapësirën publike dëgjoheshin opinione pro dhe kundër ndërtimit të centralit dhe përhapej mendimi se projekti do ta forcojë ndikimin e Rusisë mbi Bullgarinë, investitori strategjik gjerman RWE hoqi dorë nga pjesëmarrja.
Gjermania duhej të financonte 49 për qind të ndërtimit të Centralit Elektrik Atomik Belene. Rishikimi i vendimeve u vonua dhe për një kohë të gjatë mungonte investitor strategjik. Ndërkohë Rusia për shkak të inflacionit rriti çmimin në 6.3 mlrd euro.
Qeveria bullgare reagoi ashpër ndaj rritjes së çmimit. Kështu u krijua një kompani projektesh, ku pjesa themelore i përket Bullgarisë 51 për qind, ndërsa rreth 40-45 për qind mban korporata shtetërore ruse Rosatom, pronë e kompanisë zbatuese të projektit.
Si aksionarë me nga 1 për qind hynë kompania finlandeze Fortum dhe koncerni francez Altran Technologies.
Në përputhje me memorandumin, ato të fundit e kanë të drejtën e rritjes së pjesëmarrjes në llogari të anës bullgare dhe asaj ruse.
Në këtë lidhje mundësia e Finlandës për zgjerim arriti deri në 25 për qind, ndërsa planet e Francës ishin deri në 5 për qind. Rusia ka interes të shfaqur të zhvillojë projekte energjetike në Evropë, prandaj Rosatom-i propozoi të kreditojë 100 për qind të projektit, duke qenë Bullgaria me pjesëmarrje me të madhe.
Deri më sot marrëveshja midis Sofjes dhe Moskës ka 14 ankesa. Kjo e fundit skadon më 31 mars të këtij viti. Deri atëherë banka e Londrës HSBC, konsulente e projektit, duhet të raportojë për nevojën e Bullgarisë për një central të ri atomik.