Komisioni parlamentar diskuton për pagesën e shpenzimit të rrymës në veri
Prishtinë, 13 maj - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mblidhet sot për të diskutuar lidhur me pagesën e shpenzimit të rrymës në veri të Kosovës.
"Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mblidhet Diskutim me te vetmin rënd dite diskutimi për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 10 milion euro nga ana e Qeverisë së Kosovës për pagesën e shpenzimit të rrymës në veri të Kosovës", thekson njoftimi i Kuvendit.
I ftuar në mbledhje te komisiomit është Avokat i Popullit Hilmi Jashari.
Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, kjo mbledhje do të mbahet pa prezencën e mediave.
Serbët e veriut të Kosovës edhe më tutje refuzojnë të paguajnë faturat për rrymë dhe shërbime të tjera, ndonëse buxheti i Kosovës dëmtohet për më shumë se 1o milionë euro në vit.
Ata vazhdojnë që t’i mos i paguajnë asnjë centë as KEDS-it e as në KESCO-s. Derisa në anën tjetër qytetarët e pjesës tjetër të vendit vazhdojnë t’i kryejnë pagesat për rrymën e shpenzuar.