Komisioni Evropian heton bursën rumune të energjisë elektrike
Bukuresht, 13 dhjetor - Komisioni Evropian, mbrojtës i konkurrencës në Evropë, njoftoi të martën hapjen e një hetimi kundër bursës rumune të energjisë elektrike \'\'Opcom\'\', e dyshuar për abuzim të qëndrimit dominues.
Komisioni akuzon \'\'Opcom\'\'-in për diskriminim në bazë të kombësisë të shoqërive të energjisë elektrike apo vendit ku ndodhet selia e tyre, gjë që përbën një shkelje për legjislacionin evropian.
Veçanërisht, komisioni i hetimit po heton faktin se \'\'Opcom\'\'-i kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në treg, duke marrë parasysh gjendjen e energjisë elektrike në Rumani, që ata të jenë të regjistruar në vend për TVSH, gjë që nënkupton se duhet të kenë një ndërmarrje.
\'\'Kjo kërkesë mund të ketë si pasojë rritjen e kostos për kompanitë e huaja dhe t\'i dekurajojë të marrin pjesë në tregun rumun të energjisë elektrike\'\', shpjegon komisioni dhe kjo \'\'rrezikon reduktimin e fluiditetit dhe efikasitetit në treg\'\'.