25 Dhjetor 2024

KNSH nis procedurë ndaj vendimit të ZRRE-së, për tarifën nxitëse

Prishtinë, 8 maj - Komisioni për Ndihmë Shtetërore (KNSH) në mbledhjen e tij të rregullt, i ka kërkuar Departamentit të Ndihmës Shtetërore (DNSH) në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, që nën dyshimin për dhënien e ndihmës së kundërligjshme, bazuar në nenin 16 (2) të Ligjit për Ndihmë Shtetërore (05/L-100), t’i kërkojë Zyres se Rregullatorit për Energji (ZRRE) të paraqesë të gjitha të dhënat rreth vendimit për tarifen nxitëse për prodhimin e 20 megavatë shtesë të energjisë diellore/solare në Republikën e Kosovës.

ZRRE përmes vendimit të datës 27.11.2019 (V_1204_2019) ka caktuar tarifën nxitëse prej 85.5 Euro për megavatë, duke garantuar kështu, për 12 vjet, cmimin e blerjes për prodhuesit të energjisë diellore, të zgjedhur mbi bazën ‘kush vjen i pari, shërbehet i pari’, në mungesë të procedurave të hapura konkurruese. Tavani për të përfituar nga kjo masë e ndihmës për prodhues është deri në 3 megavatë.  

Komisioni për Ndihmë Shtetërore ka shprehur shqetësimin në lidhje me shmangjen e obligimeve ligjore nga ana e ZRRE, me vendimin e marrë, dhe nënvizon faktin se masa e ndihmës subjekt i këtij vendimi sipas nenit 11 (1) të Ligjit për Ndihmën Shtetërore është e kundërligjshme pasi nuk është njoftuar te autoritetet e mandatuara për të konstatuar përputhshmërinë me ligjin. Për më tepër, ZRRE-ja ishte në dijeni të detyrimeve të saj në bazë të Ligjit.
Mbi këtë bazë ZRRE obligohet të paraqesë të gjitha të dhënat e kërkuara për masën e ndihmës në fjalë, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pune, nga dita e pranimit të kërkesës. Procedura që do të ndiqet nga DNSH/MFT është e krijuar, ndër të tjera, për të vërtetuar faktet. Vendimi përfundimtar në lidhje me këtë masë të ndihmës do të merret nga KNSH, dhe si i tillë tash për tash nuk mund të paragjykohet. 

Komisioni për Ndihmë Shtetërore është në dispozicion të Departamentit për Ndihmë Shtetërore, ZRRE dhe institucioneve tjera dhënëse të ndihmës, me udhëzimet e nevojshme në aplikimin e Ligjit për Ndihmën Shtetërore në vend.   

Ndryshe, Komisioni për Ndihmë Shtetërore/KNSH është institucion i pavarur i krijuar në bazë të Ligjit për Ndihmën Shtetërore 05/L-100, dhe anëtarët e tij zgjedhen dhe emërohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Krahas tij, Departamenti i Ndihmës Shtetërore në kuadër të Ministrisë së Financave dhe Transfereve kryen funksionin mbështetës për Komisionin.  

Nga viti i kaluar, kur KNSH është funksionalizuar, deri tash, ka marrë 1 vendim negativ dhe  8 vendime De Minimis, raste këto që nga  data 18.02.2020, me hyrjen në fuqi të rregullores De Minimis vendosen në nivel të dhënësve të ndihmës, (Qeveria, Ministritë, Agjencitë dhe Komunat) në bazë të kritereve që përcakton rregullorja.  Te  njëtit (dhenes) janë të obliguar t’i raportojnë ato në DNSH, ndërsa ky i fundit konsolidon dhe mbanë regjistrin e ndihmës shtetërore në vend.

Komisioni aktualisht i ka në procedurë edhe 7 raste të tjera për shqyrtim/vendim. Vendimet e Komisionit për Ndihmë Shtetërore janë të publikuara në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës.       

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)