26 Dhjetor 2024

KMDLNj: Vendosja e orëve nga KEDS bëhet në mënyrë të paligjshme

Prishtinë, 1 dhjetor - Faturat e fundit të llogaritura me tarifë dimërore dhe pas shtrenjtimit të dyfishtë brenda një periudhe të shkurtër kohore ka nxitur reagime të shumta të qytetarëve të cilët nuk po munden t’i përballojnë ato aq më parë që më shumë se 65% e qytetarëve të Kosovës llogariten si kategori sociale dhe përballen me vështirësi të mëdha për të mbijetuar.

Shtrenjtimi i madh i energjisë elektrike ka provokuar ngritje të çmimeve edhe të artikujve të domosdoshëm si dhe shërbimeve tjera.

Këto rritje kanë goditur shtresat më të rrezikuara siç janë pensionistët, përfituesit e ndihmave sociale dhe skamnorët tjerë numri i të cilëve po rritet dita – ditës.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike nuk e ka përmirësuar furnizimin e rregullt të qytetarëve ndërsa reduktimet e shumta dhe ulja e intensitetit të rrymës po dëmton shumë herë edhe amvisëritë (aparatet televizive, PC, lavatriçet dhe pajisjet tjera) pas së cilave qytetarët po përballen me probleme të shumta për kompensimin e dëmeve shkaku se këto lëndë po stërzgjaten në gjykatë dhe mundësive të shumta që ka KEDS në apelimin e këtyre vendimeve si dhe shtyrjen e qëllimshme të kompensimit.

Shtrenjtimi i rrymës dhe reduktimet e shumta seriozisht po i dëmtojnë bizneset përjashtuar ato biznese që kanë status të privilegjuar dhe që përfitojnë në kurriz të bizneseve të vogla dhe të mesme.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) është shumë i shqetësuar edhe për faktin se po zëvendësohen njehsorët e mëparshëm me orë digjitale, pa praninë e pronarëve, përkundër vullnetit të tyre gjë që konsumatorët i bëjnë të dyshojnë për manipulim me këta njehsorë pasi që shumica e konsumatorëve i kanë deklaruar KMDLNj-së  se me njehsorët digjitalë është bërë edhe fryrja e faturave!

Konsumatorët janë sidomos të brengosur me zhvendosjen e njehsorëve digjitalë nga objektet ku ata banojnë dhe vendosjen e tyre në trafot elektrike apo edhe në shtyllat elektrike dhe dyshojnë se edhe për këtë arsye faturat janë më të larta krahasuar me ato paraprake.

KMDLNj konsideron se vendosja e orëve në këtë mënyrë bëhet në mënyrë të paligjshme dhe kryetarët e komunave apo drejtoritë përkatëse duhet të reagojnë duke kërkuar nga KEDS t’i zhvendosë nga aty.

Drejtoritë e Shërbimeve Publike mbajnë përgjegjësi që kanë lejuar këto veprime të paligjshme të KEDS –it duke ua pamundësuar konsumatorëve të kenë qasje në njehsorët e energjisë elektrike gjë që paraqet shkelje të drejtave të konsumatorit dhe shkelje të drejtave të njeriut. Vendosja e orëve në trafo dhe shtylla elektrike paraqet rrezik edhe për jetën e qytetarëve në rast të ndonjë prishjeje serioze.

KMDLNj kërkon nga autoritetet përkatëse që të mbrojë interesin e qytetarit dhe konsumatorit dhe t’i ndërmerr të gjitha veprimet t’i lirojë nga pagesa rastet e rënda sociale që nuk mund t’i përballojnë këto shpenzime pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Statusi social duhet të jetë përcaktues për trajtimin e rasteve sociale përmes lirimit nga pagesa (tërësisht apo pjesërisht apo ri-programimin e borxheve).

\"Duhet tu hiqet statusi i furnizuesve të privilegjuar atyre që janë shpenzues të mëdhenj të energjisë elektrike dhe ato mjete të shkojnë në favor të rasteve sociale që janë shpenzues të vegjël të energjisë elektrike.\"

\"Në të kundërtën , qytetarët , në mungesë të përkujdesjes dhe mbrojtjes institucionale kanë të drejtë të ndërmarrin veprime siç janë refuzimi i pagesës së faturave apo protesta të natyrës sociale\", thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)