KMDLNJ: Projekti Envidity Hiroshimë për mjedisin në Kosovë
Prishtinë, 29 shtator - Kompania Envidity, para tre vjetësh ka konkuruar me një projekt për shfrytëzimin e linjitit të Kosovës për qëllime ekskluzivisht përfituese mirëpo , për shkaqe të bllokadës institucionale nuk u realizua kërkesa e saj në ndërkohë që u aktualizua duke e marrë thuaja formën e së realizueshmës shkaku se tash ka përkrahje politike për këtë investim shumë përfitues për invetuesin dhe shumë të dëmshëm për sistemin mjedisor të Kosovës.
Për të qenë më bindës, kjo kompani e shfrytëzon ish gjeneralin Klark i cili , gjithashtu përfiton nga kjo katasrofë mjedisore me të cilën do të përballet Kosova nëse deputetët e Kosovës e votojnë këtë Hiroshimë mjedisore .
Është bërë thuaja rregull që personalitetet e politike që u kanë shërbyer shteteve të tyre gjatë dhe pas bombardimeve i keq- përdorin lidhjet dhe ndikimin politik mbi politikanë të korruptuar të Kosovës për të përfituar materialisht , edhe ata sikur edhe kompanitë , në bordet e të cilëve janë . Edhe gjenerali më i ri i Kosovës , gjenerali Xhekson që ua mundësoi rusëve ta marrin aeroportin e Prishtinës e që u dekorua pameritueshëm nga një president kontravers , ishte pjesë e një përpjekjeje për të përfituar personalisht si dhe kompania që e përfaqësonte .
Sigurisht se në këtë funksion ishte vizita e fundit që e bëri në Kosovë. Të gjithëve u kujtohet një mashtrues dhe dhunues ordiner i veshur dhe mbrojtur me petkun e ambasadorit siç ishte Behtel Enka end Dell i cili , së bashku ma mafian e vendit e dëmtoi shumë buxhetin e Kosovës. Edhe ish sekretarja e shtetit , tash e pensionuar , deshi ta privatizojë Telekomin e Kosovës . Korrupsionin dhe konfliktin e interesit në Kosovë e përligji kryeadministratori Kushner duke ia dhënë prefiksin e telefonisë mobile si dhe ekskluzuvitetin , shtetitn të vet , Monakos dhe Bankës Prokredit . Mos të flasim për nivele më të ulëta . Realisht e kemi një keqpërdorim të skajshëm të personaliteteve ndërkombëtare që hynë me biznese në Kosovë , jo në saje të cilësisë por në saje të ndikimit politik . Sikur që e kemi edhe nënshtrimin e pakusht të politikanëve të vendit .
Para se deputetët e Kuvendit të japin pëlqimin për projektin Envidity e të cilin KMDLNj e konsideron Hiroshimë mjedisore duhet ta kenë parasysh gjigantin e Ferronikelit që u shitë për para të imëta nga ministra të papërgjegjshëm dhe shpërdorues dhe pasi privatizuesi i nxorri fitimet e shumfishta , Ferronikelin e shndërroi në varrezë masive kurse më shumë se 800 familje i shndërroi në kategori sociale . Dikush do të duhej ti nënshtrohet përgjegjësisë për Ferronikelin dhe fatin e këtyre 800 familjeve që , pa fajin e tyre kanë mbetur në rrugë.
Ruajtja e mjedisit është e drejtë elementare e njeriut dhe si e tillë është e mbrojtur me të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe kombëtare për të drejtat e njeriut mirëpo në Kosovë kjo e drejtë po shkilet në mënyrën më flagrante .
Eksploatimi i thëngjillit , si resurs energjetik është masë e skajshme e cila në Evropë as që diskutohet përdorimi i saj . Pse Kosova do të bënte përjashtim kur Greqia ka kofiguracion më të përshtatshëm për këtë dhe nuk e lejon shfrytëzimin e linjitit ndonëse është në një krizë të thellë ekonomike ? Projekti Envidity paraqet rrezik strategjik mjedisor për nëntokën ( ujërat ) dhe mbitokën ( ajrin ) prandaj nuk do të duhej të kalojë në Kuvndin e Kosovës .
\"Nga ky projekt fitimi kryesor do ti takojë investuesit kurse Kosovës do ti takojnë pasojat prandaj duhet të ketë një reagim shoqëror, në kundërshtim të këtij projekti apokaliptik për mjedisin e Kosovës\", thuhet nw komunikatën e KMDLNJ-së.