KMDLNJ: KEK-ut dhe Termokosi i shantazhojnë konsumatorët
Prishtinë, 27 janar - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, thotë se që nga fillimi i këtij viti, ka vërejtur një papërgjegjësi të menaxhmentit të Termokosit dhe KEK-ut.
Mëtutje, në kumtesën e KMDLNJ-së, theksohet se këto dy kompani publike janë duke e shantazhuar konsumamtorin në njërën anë, e në anën tjetër edhe institucionet qendrore dhe komunale.
Ky këshill thotë se e dënon ashpër ndërprerjen me furnizim me rrymë të kategorive sociale në lagjen Fusha e Pajtimit dhe se këto veprime të kompanive publike, sidomos të KEK-ut dhe Termokosit, janë shkelje e rëndë e të drejtave dhe lirive të njeriut.